Si të arrish të dallosh një manipulator perfid nga një klloun servil i leshtë? Mjafton të krahasosh gjuhën që përdorin Edi Rama dhe Erion Veliaj për t'i thënë publikut të njëjtën gjë.
Prej disa ditësh kryeministri është përfshirë në mbështetjen e një tezë manipulative se trazirat e opozitës në Shqipëri po financohen nga Rusia. Por për të ngulitur këtë ide përdor një gjuhë shumë të sofistikuar, me dy kuptime që edhe mesazhi të jepet dhe ai të mos ketë nxjerrë nga goja një gënjeshtër të pastër.
Shikoni se çfarë tha në një nga herët e fundit që ai u prononcua për këtë temë në krah të kryeministrit maqedon Zaev: “Rusia nuk është një vend tifoz i zgjerimit të BE, as i integrimit tonë në BE. Sa herë kjo axhende cënohet, çdo vend që nuk është tifoz sheh një oportunitet për trazira”.
Lexo më tej:
Alibia e Ramës me skenarin rus që po na pengon drejt BE
Armand Shkullaku: Rusët nuk e shpëtojnë dot tavarish Ramën
Me sa duket ky mesazh mbëriti më në fund edhe në veshët e servilit të bashkisë që i ka antenat e shkurtra. Edhe ai e kuptoi se shefi i kërkon të flasë për skenare që nxiten nga Kremlini.
Dhe shikoni se sa trashë e tha të njëjtën gjë gjatë një intervistë këtë të enjte në Report TV: "PD-ja nuk e di aktualisht se cfarë do të bëjë për zgjedhjet, pasi vendimi merret në Moskë. Puna që është nisur do vazhdojë. Nëse Moska vendos që t’i lërë të futen në zgjedhje, dhe rusët paguajnë për një kandidat të tyre, është i mirëpritur që të japë dhe ai vizionin si e ka Moska mendjen për Tiranën. Por nuk jam duke pritur që dikush në Rusi të marrë këto vendime, që unë të vazhdoj punën time në Tiranë. Kur Moska të jetë gati, të sjellë kandidatin".
Krahasojini dy deklaratat dhe kuptoni se ekziston akoma ai lloj kopukësh që edhe kur duan ta ndihmojnë shefin e bëjnë aq trashë sa i përmjerrin planin.
©Lapsi.al
